image Kylie Jenner dhe Travis Scott flirtojnë publikisht në Instagram

Bota e Yjeve

Showbiz/ Kylie Jenner dhe Travis Scott flirtojnë publikisht në Instagram

news image

Miliarderia më e re në moshë, Kylie Jenner dhe ish i dashuri i saj, rep-artisti i njohur, Travis Scott, kanë flirtuar publikisht në rrjetin social Instagram.

Kjo ka ndodhur në një postim në profilin e reperit, shkruan Gazeta Sinjali.

Travis tregon se ka përgatitur patatet në foto, teksa Kylie i komenton emotikonën e një kapeleje. Ky emotikon përdoret zakonisht kur do të akuzosh dikë se po gënjen, ndërsa Travis nuk i ka vonuar komentin ish-partneres, duke qeshur teksa shton “Ti e di se ato janë zjarr”.

Fansat e dyshes menjëherë kanë nisur dyshimet se ata mund të kthehen sërish bashkë. Por, një gjë të tillë nuk e kanë komentuar vetë ata dhe mbetet të shihet se çka do të ndodhë në ditët në vazhdim.

Kujtojmë se Kylie dhe Travis janë prindër të një vajze që e kanë pagëzuar me emrin Stormi./Gazeta Sinjali/