image Kylie Jenner dhe Travis Scott drejt martesës

Bota e Yjeve

Showbiz/ Kylie Jenner dhe Travis Scott drejt martesës

news image

Miliarderia më e re në moshë, Kylie Jenner siç duket ka në plan të martohet me rep-artistin e njohur, Travis Scott.

Kjo është bërë e ditur nga burime të afërta të çiftit për magazinën e njohur “Hollywood Life”, transmeton Sinjali.

Sipas këtyre burimeve, 22-vjeçarja ka në plan të bëjë edhe një fëmijë e më pas të martohet.

Ajo e di se është e re në moshë dhe prapë dëshiron që të sjellë në jetë një tjetër fëmijë dhe asaj nuk i duhet të jetë e martuar për ta bërë këtë gjë. Fëmija do të vijë absolutisht i pari. Kylie është shumë e fokusuar në punën e saj si nënë dhe e merr Stormin kudo. Ajo ka dado, por nuk i nevojitën shumë, pasi do t’i bëjë gjërat vetë. Ajo është një nënë fantastike”, kanë thënë burimet për magazinën.

Kylie dhe Travis ka tash e dy vite që janë lidhje dhe janë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Stormi./Sinjali/

Kylie Jenner