image Ky vend po ndërton plazhin më të madh artificial në Evropë - FOTO

Kuriozitete

Ky vend po ndërton plazhin më të madh artificial në Evropë – FOTO

news image

Spanja po ndërton një plazh artificial, i cili do të jetë më i madhi në Evropë. I vendosur aty ku deti është larg, pritet të ketë nga 250,000 deri në 400,000 vizitorë në vit. Plazhi më i madh i krijuar nga njeriu në Evropë do të hapet në Alovera, një qytet në provincën Guadalajara, 50 km nga Madridi.

Pra, sa i madh do të jetë ky plazh? Epo, pjesa e rërës do të mbulojë një sipërfaqe të madhe 15,000 metra katrorë, ndërsa ‘pishina’ shoqëruese (edhe pse në të vërtetë është më shumë si një lagune) është mbi 25,000 metra katror në sipërfaqe dhe dy metra e gjysmë e thellë.

Plazhi Alovera, Spanjë

“Nuk është një pishinë konvencionale. Është një lagunë e madhe kristal e pastër që do të revolucionarizojë peizazhin vendas. Elementi qendror i projektit është sipërfaqja e madhe ujore prej gati 25,000 metrash katrorë e rrethuar nga një plazh qyteti”, thuhet në faqen e projektit.

Atraksioni do të quhet Alovera Beach dhe do të ketë gjithashtu shumë lojëra në ujë, varka me vela, pajisje sportive si dhe shumë palma dhe shezllone dielli. Në thelb do të duket shumë si një vendpushim bregdetar por vetëm se do të jetë disa qindra kilometra nga bregu.

Plazhi Alovera, Spanjë

/GazetaSinjali/