image Ky vend në Itali nuk u prek nga COVID-19, shkencëtarët duan t'u bëjnë banorëve studim gjenetik

Evropë

Ky vend në Itali nuk u prek nga COVID-19, shkencëtarët duan t’u bëjnë banorëve studim gjenetik

news image

Ishulli historik italian, Giglio, një ishull i vogël me rreth 1000 mijë banorë, të cilët janë shumë të ndërlidhur me njëri-tjetrin për shkak se martohen mes vete, nuk është prekur nga COVID-19.

Ekspertët në Itali janë shprehur të çuditur për mospërhajpen e virusit vdekjeprurës në këtë ishull. Ngase disa vizitorë që erdhën si turistë në këtë ishull, dolën pozitiv me COVID-19, autoritetet e vendit menduan se koronavirusi do të përhapej në të gjithë banorët.

Anipse tre vizitorë të cilët erdhën në ishull rezultuan pozitiv, me kalimin e ditëve, asnjë nga banorët nuk zhvilluan ndonjë simptomëtë COVID-19, shkruan AP.

Rasti i parë më koronavirus në këtë ishull kishte qenë një burrë 60 vjeç, i cili mbërriti më 18 shkurt. Ai kishte ardhur për një varrim dhe kishte përqafuar shumë njerëz, teksa thuhej se kishte pasur koll terë kohën.

Më 5 mars, pesë ditë para se të deklarohej mbyllja e shtetit, edhe tre vizitorë që erdhën në ishull testuan pozitiv. Njëri nga ta ishte një gjerman nga Italia veriore, epiqendra e pandemisë në këtë shtet. Pasi rezultoi pozitiv, vizitori gjerman u izolua në ishull.

Asnjë rast tjetër nuk është shfaqur në këtë ishull, ani pse që nga lirimi i masave kufizueseshumë turistë nga pjesë të tjera të Italisë kanë filluar ta frekuentojnë këtë vend.

Ende nuk është e qartë se çfarë ndodhi që virusi nuk u përhap. Si rrjedhojë, kanë lindur një sërë teorish. Njëra është se ishte punë fati dhe të sëmurit nuk e kishin përhapur virusin aq shumë.

Tjetra është pak më ekzotike, dhe ka të bëjë me gjenet e kësaj popullate. Shumë banorë të këtij ishulli me gjenerata martohen në mes vete. Për këtë, shkencëtarët duan të bëjnë një studim gjenetik për të parë nëse ka diçka në gjenet e tyre që i shpëtoi.

Atributet po iu jepen edhe kushteve të mira klimatike dhe natyrës së pasur, e cila mund të ketë shpëtuar banorët nga COVID-19./ Gazeta Sinjali/