Gjatë një ndeshjeje të mbajtur të dielën në Arizona Bowl, një tifoz zbuloi atë që mund të cilësohet pa frikë si vendi më i keq në një stadium.
@CFBcampustour, një përdorues i Twitter-it, publikoi një foto me anë të të cilës u tregonte ndjekësve të tij një ndenjëse specifike në Stadiumin Arizona në Tucson.
???? Obstructed View Alert ????
— CFBcampustour (@CFBcampustour) November 10, 2022
Section Z, Row 21, Seat 2
This could very well be THE WORST seat at any FBS stadium that I’ve ever seen. Visibility of the field is MAYBE 15%. By far my favorite obstructed view seat of the season! pic.twitter.com/z42ALKcz1V
“Seksioni 16, rreshti 41, ndenjësja nr.2 duhet shmangur me çdo kusht për çdo ndeshje që mund të luhet.”
Sipas tij, në atë ndenjëse mund të kishe vetëm 10 për qind shikueshmëri të fushës ndërsa fotot e shkrepura tregonin se vetëm një pjesë fundore e fushës mund të shihej prej atje. Sikur të mos mjaftonte kaq, nga ndenjësja Nr.2 nuk kishte shikueshmëri as te LED-eve.
I ndërtuar fillimisht në vitin 1929 në kampusin e Universitetit të Arizonës, stadiumi ka qenë shtëpia e ekipit të futbollit të shkollës që prej atëherë.
Kapaciteti fillestar i sitit ishte 7,000 njerëz, por u zgjerua dhe u rinovua në vitet në vijim. Kapaciteti aktual i Arizona Stadium është renditur si 50,800 që nga viti 2019.