image Ky shtet regjistron gati 2,000 viktima si pasojë e tërmetit

Botë

Ky shtet regjistron gati 2,000 viktima si pasojë e tërmetit

news image

Autoritetet në Haiti kanë thënë se numri i personave të vdekur nga tërmeti i fundjavës ka arritur në gati 2,000.

Sipas autoriteteve, numri i viktimave është rritur për më shumë se 500 në 1,941 më 17 gusht.

Më shumë se 9,900 persona është thënë se janë të plagosur.

Situata është shumë e vështirë. Popullata është duke u përballur me një mori të nevojave urgjente humanitare”, ka thënë kryeministri i Haitit, Ariel Henry, përmes një postimi në Twitter.

Si pasojë e tërmetit është thënë se 60,000 shtëpi janë shkatërruar, ashtu sikurse shumë ndërtesa publike, raporton REL.

Shumë persona besohet se ende janë nën rrënoja prej 14 gushtit, kur ka ndodhur tërmeti.

Dy katastrofat natyrore kanë goditur këtë shtet kur Haiti është duke u përballur me vrasjen e presidentit Jovenel Moise më 7 korrik.

/GazetaSinjali/