image Ky shtet miraton ligj për dëbimin e migrantëve

Evropë

Ky shtet miraton ligj për dëbimin e migrantëve

news image

Parlamenti i Polonisë miratoi një ligj që i lejon rojet kufitare t’i dëbojnë menjëherë migrantët që kalojnë ilegalisht kufirin.

Rojet gjithashtu do të kenë fuqi t’i refuzojnë kërkesat për azil ndërkombëtar, pa u shqyrtuar.

Polonia dhe Bashkimi Evropian akuzojnë udhëheqësin autoritar të Bjellorusisë, Alexander Lukashenka, për dërgimin e mijëra migrantëve në kufijtë e BE-së.

Bashkimi Evropian thotë se ai po përpiqet t’i destabilizojë shtetet anëtare, për t’u hakmarrë kundër sanksioneve që i ka vënë blloku.

Megjithatë, sipas ligjit ndërkombëtar, kushdo që kërkon mbrojtje ndërkombëtare, duhet të ketë qasje në procesin e azilit, edhe nëse e ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Edhe pse është e ndaluar të dërgohen njerëzit atje ku mirëqenia e tyre mund të jetë në rrezik, grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Poloninë për kthimin e migrantëve tash e sa muaj.

Së paku gjashtë viktima janë gjetur pranë kufirit. Migrantët dyshohet se kanë vdekur si pasojë e të ftohtit, raporton REL.

Ligji i ri i miratuar në Parlamentin polak duhet të nënshkruhet tani nga presidenti Andrzej Duda./GazetaSinjali/