Qeveria e Kosovës së shpejti do të nisë mbajtjen e mbledhjes së radhës ku ndër tjera, pritet shqyrtimi i propozimvendimit për emërimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Posta e Kosovës”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka siguruar emrat e bordit të ri.
Safije Beseni, pritet të jetë kryesuese, Sebahate Krasniqi anëtare, Genc Rama anëtar dhe Naim Haliti, anëtar.
Siç mëson Sinjali, ky Bord shërben në cilësinë e Bordit të Përkohshëm për periudhën 6 mujore, deri në zgjedhjen e bordit me mandat të rregullt.