Paris Saint-Germain prodhoi një rikthim fantastik ndaj Dortmundit të mërkurën për të prekur çerekfinalen e Champions League për herë të parë që nga sezoni 2015/16.
Ekipi francez hyri në ndeshjen e dytë me disavantazh 2:1, por arritën të triumfonin 2:0 në “Parkun e Princave”.
Në përfundim të ndeshjes , lojtarët e PSG-së u ulën duke medituar, duke e imituar festimin e Erling Haaland, lojtarit të Dortmundit.
Por më vonë u vërtetua se Neymari dhe bashkëlojtarët e tij iu referuan një postimi të rrejshëm.
Një selfie e Snapchatit u postua kinse nga Haaland me mbishkrimin “Qyteti im, jo i juaji” – duke iu referuar Parisit.
Por më pas u vërtetua se Haaland nuk ka Snapchat.
Kjo nuk e ndaloi Neymarin për ta postuar një foto duke medituar me mbishkrimin: Parisi është qyteti jonë, jo i juaji”.
I vetmi që nuk u përfshi në këtë tallje ishte Edinson Cavani.
Ai refuzoi të përfshihet në foton e ekipit duke medituar për tu tallur me Haalandin./Gazeta Sinjali/