Një gjysh nga Miçigani ka ecur rreth katër milje në mes të pandemisë koronavirus vetëm për të parë mbesën e tij të porsalindur përmes dritares.
“Më copëton zemrën fakti që babai im nuk mund ta mbajë vajzën time,” shkroi Joshua Gillett në një postim në Instagram, ku ai ndau një foto gjatë takimit që pati më të atin përmes xhamit .
“Sidoqoftë, siç e shihni qartë në fytyrën e babait tim, ai po qan nga gëzimi vetëm sepse ka parë atë.” /Gazeta Sinjali/