image Ky është zyrtari policor që vdiq në një aksident trafiku në Leposaviq

Siguri

Ky është zyrtari policor që vdiq në një aksident trafiku në Leposaviq

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një zyrtar policor ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë mes një veture dhe një autobusi, në rrugën magjistrale Mitrovicë e Veriut – Leposaviq, në afërsi të fshatit Dobrava.

Sinjali mëson nga burimet brenda policisë, se viktima është Dragan Jeftiq, zyrtar policor në stacionin e policisë në Leposaviq.

Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur vetura e tipit Opel Astra, e cila po qarkullonte në drejtim të Mitrovicës dhe të cilën e drejtonte Jeftiq, është përplasur me autobusin i cili po qarkullonte në drejtim të Jarinës.

Burimet kanë njoftuar se autobusi i aksidentuar është autobusi i firmës “Kollashin” i qytetit të Novi Pazarit në Serbi, i cili në orën 23:00 ishte nisur për në Beograd.

Sinjali ka mësuar se Dragan Jeftiq dyshohet se ka qenë i dehur, pasi që i njëjti ishte duke u kthyer nga një festë.

Vdekjen e zyrtarit policor e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes./Gazeta Sinjali/