image Ky është zyrtari policor që u arrestua sot në Pejë nën dyshimin se shantazhoi një femër

Siguri

Ky është zyrtari policor që u arrestua sot në Pejë nën dyshimin se shantazhoi një femër

news image

Zyrtari policor që u arrestua sot nën dyshimin për shantazh, ngacmim dhe kanosje është Besim Nikqi nga stacioni policor në Gorazhdec të Pejës, mëson Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se Nikqi dyshohet se në vazhdimësi e ka shantazhuar denoncuesen përmes fotografive që ka pasur në telefonin e tij, që iu sekuestrua si provë materiale për këtë rast.

Lidhur me këtë rast me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj zyrtarit policor është urdhëruar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, derisa Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se i njëjti është suspenduar.

/GazetaSinjali/