image Arrestohet një zyrtar policor në Pejë, dyshohet se shantazhoi dhe kanosi një femër

Siguri

Arrestohet një zyrtar policor në Pejë, dyshohet se shantazhoi dhe kanosi një femër

news image

Është arrestuar një zyrtar policor (emër i njohur për redaksinë) i stacionit policor Gorazhdec në Pejë, nën dyshimin për shantazh, ngacmim dhe kanosje, mëson Gazeta Sinjali.

Si prova materiale për këtë rast, sinjalizuesit njoftojnë se është sekuestruar telefoni i tij, në të cilin dyshohet se kishte fotografi me të cilat në vazhdimësi e ka shantazhuar denoncuesen.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj zyrtarit policor është urdhëruar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/