Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se në aksidentin që ndodhi sot në fshatin Zabel të Ulët në Drenas është i përfshirë edhe një zyrtar policor. Ndërkohë gazeta mëson se bëhet fjalë për kapiten Shkumbin Kadishanin.
Sinjalizuesit kanë treguar se shkaktar i aksidentit ishte zyrtari policor. Në lidhje me këtë Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë mirëpo ata thanë se nuk kanë informacione.
“S’kam info“, thuhet shkurt në përgjigjen e tyre.
Aksidenti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për Sinjalin ku thonë se si pasojë mbetën të lënduar katër persona.
Në aksident, sipas Policisë, janë të përfshira një veturë dhe një kamion.
Me të marrë informatën, Policia, Zjarrfikësit dhe Emergjenca kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po mirren me rastin.