image Ky është zyrtari policor që dyshohet se kreu vetëvrasje sot në Pejë

Siguri

Ky është zyrtari policor që dyshohet se kreu vetëvrasje sot në Pejë

news image

Gazeta Sinjali raportoi se një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 16:20 në objektin e Patriarkanës së Pejës.

Nga Prokuroria Themelore në Pejë i kanë thënë Gazetës Sinjali se polici në fjalë dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Gazeta Sinjali mëson se polici në fjalë është Esat Sejfiq, nga komuniteti boshnjak.

Sejfiq kishte tentuar të kryente vetëvrasje edhe në prill të vitit 2019.

Ai kishte qëlluar dy herë veten me armë zjarri në lagjen “Brestovik” të Pejës. /Gazeta Sinjali/