Ndeja e fundvitit e organizuar nga Telekomi i Kosovës ka përfunduar në mënyrën më të keqe.
Pas një fjalosje, zyrtarë të telekomit janë rrahur mes vete dhe është shkrepur edhe me armë.
Siç mëson Gazeta Sinjali, i plagosur ka mbetur zëvendësdrejtori i Departamentit të Logjistikës në Telekomin e Kosovës, Shaban Ramaj.
Ramaj është dërguar në QKUK ku po merr tretman mjekësor.
Në Polici, ai ka deklaruar se është vetë-plagosur.
“Në një lokal ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Dyshohet se deri tek plagosja ka ardhur pasi një fjalosjeje (zënke) mes disa të rinjve. I plagosuri deklaron se është lënduar aksidentalisht vet-plagosur. Policia ka konfiskuar një armë, ka intervistuar të dyshuar dhe dëshmitarë”, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.
Për këtë rast, me urdhër të prokurorit, një person është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/