image Ky është zyrtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë që dyshohet se sulmoi fizikisht administratorin

Siguri

Ky është zyrtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë që dyshohet se sulmoi fizikisht administratorin

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një zyrtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë dyshohet se ka sulmuar fizikisht administratorin e kësaj gjykate Sh.G. gjatë ditës së sotme.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se zyrtari që dyshohet për sulmin ndaj administratorit është Blerim Brahimi.

Brahimin e denoncoi administratori i Gjykatës, i cili e raportoi në Polici për sulm fizik.

Lidhur me këtë rast, sipas të njëjtave burime, i dyshuari Brahimi është shoqëruar nga zyrtarët policorë në Pallatin e Drejtësisë në zyrat e kësaj njësie.

Ndërkohë që janë njoftuar edhe njësitë tjera policore, të cilat po merren me rastin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/