image Arrestohen dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e 22-vjeçarit në Mitrovicë

Siguri

Arrestohen dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e 22-vjeçarit në Mitrovicë

news image

Mbrëmë nga Policia e Kosovës janë arrestuar vëllezërit Leutrim dhe Valmir Selimi nën dyshimin për “Vrasje të rëndë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur para 7 muajsh, konkretisht me datën 12 shkurt, në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ka vdekur viktima M.K., i moshës 22-vjeçare.

Arrestimi i të dyshuarit Leurtim Selimi 31-vjeçar dhe Valmir Selimit 25-vjeçar është bërë pasi të njëjtit ishin shpallur në kërkim policor si të dyshuar për veprën penale të lartcekur.

Si prova materiale nga dy të dyshuarit janë sekuestruar dy armë të shkurta, të llojit pistoleta të cilat dyshohen të jenë përdorur në veprën penale.

Ndërsa pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

/GazetaSinjali/