image Kuvendi miratoi shkarkimin e Katica Janevës

Rajon

Maqedoni/ Kuvendi miratoi shkarkimin e Katica Janevës

news image

Kuvendi i Maqedonisë me 102  vota për dhe asnjë kundër, si dhe të përmbajtur, miratoi propozimin e Këshillit të Prokurorëve për shkarkimin e Katica Janevës nga funksioni i prokurores speciale publike.

Më herët gjatë seancës, deputeti i VMRO-së opozitare, Ilija Dimovskiz si kryetar i Komisionit për Zgjedhje dhe emërime, në prezantimin e arsyetimit për kërkesën e shkarkimit të prokurores speciale Katica Janeva, ka akuzuar pushtetin se me këtë prokurori ka kërcënuar deputetë të VMRO-së për të mbështetur politikat e Qeverisë dhe ka mbajtur në kontroll BDI-në!

“Në PSP kryeministri përmendej si “shefi”, ju punësuat atje anëtar të komiteteve partiake nga qytete të ndryshme, të cilët ne që jetojmë nëpër qytete më të vogla i njohim. Përmes tyre Ju dëshironi të kontrolloni rreth 10 deputet të VMRO-DPMNE me kërcënime me dosje që ua mbanit në sirtarë të PSP. Po kërcënonit edhe BDI-në me lëndët e hapura që ua ruani nëpër sirtarë vetëm që të heshtin dhe tu dëgjojnë. Por do tu vijë koha edhe atyre, edhe BDI-së”, citohet të ketë thënë Dimovski.

Ndërsa, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, tha se LSDM do të votojë për shkarkimin e prokurores speciale, Katica Janeva. Ai akuzoi se VMRO-DPMNE-ja dhe kryetari i saj Hritijan Mickoski, janë ende duke punuar në bazë të udhëzimeve të Nikolla Gruevski dhe se po punojnë për shpëtimin  personave të akuzuar në këtë parti.

“Tani është e qartë pse negociatat mes Zaev dhe Mickoski dështuan, Mickoski po bën çmos për të shkatërruar lëndët e PSP-së. Lojërat politike dhe manipulimet me publikun që përpiqen të bëj VMRO-ja nuk kalojnë. Qytetarët e dinë kush mbron krimin. Mickoski dëshiron amnisti ndaj ish zyrtarëve të akuzuar”, citohet të ketë thënë Mitreski.

Deputeti Fadil Zendeli nga Lëvizja BESA, tha se PSP-ja ka pasur qasje selektive në drejtësi dhe se në sistemin gjyqsor në vend duhet të inkorporohen ekspertë të huaj.

“Shkarkimi i prokurores speciale nënkupton  shuarjen e prokurorisë speciale. Ne e dimë se me këtë do të largohen edhe të punësuarit në PSP. A ka ndryshuar diçka me sistemin e drejtësisë tek ne, jo s`ka ndryshuar asgjë, ne kemi ende probleme me sistemin e drejtësisë. PSP ka pasur qasje selektive ndaj pushtetit dhe opozitës. Duhet të inkorporohen ekspert të huaj në prokurori dhe gjyqësor në vend” citohet të ketë thënë Fadil Zendeli.

Propozimi për shkarkimin e Janevës tani kthehet në institucionin amë, respektivisht në Këshillin e Prokurorëve, ku edhe do të merret vendimi përfundimtar. Procedura për shkarkimin e Janevës kishte filluar për shkak të paraburgimit të saj si e dyshuar në rastin “Reketi”./Alsatm