Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një zyrtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë dyshohet se ka sulmuar fizikisht administratorin e kësaj gjykate Sh.G. gjatë ditës së sotme.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se zyrtari që dyshohet për sulmin ndaj administratorit është Blerim Brahimi.
Brahimin e denoncoi administratori i Gjykatës, i cili e raportoi në Polici për sulm fizik.
Lidhur me këtë rast, sipas të njëjtave burime, i dyshuari Brahimi është shoqëruar nga zyrtarët policorë në Pallatin e Drejtësisë në zyrat e kësaj njësie.
Ndërkohë që janë njoftuar edhe njësitë tjera policore, të cilat po merren me rastin.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.