image Veprimi i radhës i Hazirit pasi e shpalli kandidaturën për kryetar të LDK-së në kryesi

Politikë

Veprimi i radhës i Hazirit pasi e shpalli kandidaturën për kryetar të LDK-së në kryesi

news image

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, sot do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të LDK-së në nivel qendror në selinë e degës së kësaj partie në Gjilan, nga ora 13:00, shkruan Gazeta Sinjali. 

Përveç Hazirit edhe Lumir Abdixhiku dhe Anton Quni do të jenë kandidatë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, ka vendosur ta thërrasë kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, për të ofruar dorëheqjen e tij.

Vendimi ka pasuar rezultatin e dobët të LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Në këto zgjedhje, LDK-ja ka dalë partia e tretë, me gjysmë vota më pak se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019.

/GazetaSinjali/