image Ky është vendimi i Qeverisë për shkolla dhe fakultete

Kosovë

Ky është vendimi i Qeverisë për shkolla dhe fakultete

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë publike masat e reja të Qeverisë për zhvillimin e procesit mësimor në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një konference për media, Hoti ka njoftuar se mësimi nëpër fakultete do të mbahet plotësisht online, ndërsa për shkollat fillore dhe të mesme do të vlejnë manualët ku vendimet merren sipas komunës dhe shkollave veç e veç.

“Kemi vendosur që arsimi i lartë të kaloj plotësisht online, ndërsa për arsimin e ulët vlejnë manualët ku vendimet merren sipas komunës dhe shkollave veç e veç”, ka thënë Hoti./Gazeta Sinjali/