Majlinda Kelmendi sot feston ditëlindjen e saj të 29-të.
Ajo është dy here kampione bote me dy tituj evropian gjithashtu.
Në vitin 2016 në Rio të Brazilit ajo fitoi medaljen e pare olimpike për Kosovën, madje atë të artë, duke ngritur me së larti flamurin e Kosovës.
E për ditëlindjen e saj, i pari qysh në mëngjes ishte trajneri Driton Kuka i cili ia uroi në profilin e tij në Facebook.
Ky është postimi i tij:
“Urime ditëlindja Majlinda
Majlinda’s birthday
Njeriu në jetë lind dhe jeton për të krijuar!
Për të lan gjurmë për veten,familjen,kombin …
Kryevepra e punës time – Majlinda”.