image Ky është tërmeti më shkatërrues i historisë botërore

Botë

Foto/ Ky është tërmeti më shkatërrues i historisë botërore

news image

Më 22 maj 1960, bota përjetoi atë që njihet si lëkundja më vdekjeprurëse e njerëzimit, tërmeti i Valdivisë apo siç njihet ndryshe tërmeti i madh i Kilit.

Me një magnitudë 9.4–9.6 tërmeti shkatërrues ndodhi pasdite dhe zgjati 10 minuta duke shkaktuar një cunami që preku Kilin Jugor, Japoninë, Filipinet, Zelandën e Re lindore, Australinë Juglindore e të tjerë.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara raportoi këtë ngjarje si “tërmeti më i madh i shekullit 20”.

Tërmetet e tjerë në historinë e regjistruar mund të kenë qenë më të mëdha; megjithatë, ky është tërmeti më i madh që ka ndodhur pasi vlerësimet e sakta të tërmeteve u bënë të mundshme në fillim të viteve 1900.

Ende nuk dihet me siguri numri i viktimave nga tërmeti në Kili, duke u përllogaritur më së shumti deri në 7000, ndërsa dëmet materiale llogariten në vlerë prej 400 deri në 800 milionë dollarë.

Qeveria e Kilit vlerësoi se rreth 2 milionë njerëz kishin mbetur pa shtëpi./Gazeta Sinjali/