image Ky është snajperi me të cilin u ekzekutua biznesmeni Kastriot Reçi - Sinjali

Shqipëri/ Ky është snajperi me të cilin u ekzekutua biznesmeni Kastriot Reçi

news image

Është publikuar fotoja e snajperit me të cilën është ekzekutuar Kastriot Reçi, mesditën e 7 janarit 2020 në qendër të qytetit të Rrëshenit në Shqipëri.

Nga informacionet e siguruara snajperi është gjetur poshtë pallatit shumë katësh, gati 150- 200 metra larg lokalit ku dhe ndodhi ekzekutimi.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe analizimi i të gjithë të dhënave, dyshohet se qitësi ishte profesionist dhe dyshimet janë se ai ishte vrasës me pagesë.

Dje u publikua në youtube një video e momentit të ekzekutimit të 47 vjeçarit menjëherë sapo përshëndetet me një grua dhe një fëmijë.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë që kanë filmuar ngjarjen, 47 vjeçari u qëllua pasi puthi një fëmijë, i cili fatmirësisht nuk u rrezikua por u përfshi në ngjarjen tragjike.

Nga pallati ku kreu vrasjen, autori dyshohet se u largua i maskuar si grua, ndërsa maska u gjet në afërsi të tregut.

Kjo provë dhe pamjet e kamerave të sigurisë që kanë filmuar autorin po analizohen më imtësi, por sipas burimeve identifikimi mbi bazë të pamjes është i vështirë.

Ndërkohe po verifikohet edhe telefoni i viktimës për të parë bisedat telefonike apo dhe mesazhet e kohëve të fundit me ndonjë person të dyshimte.

Kastriot Reçi u ekzekutua me snajper rreth orës 11 të së martës, teksa po hynte në lokalin e tij në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Dyshimet janë se vrasja është kryer për hakmarrje në vijim të një sage krimesh që kanë goditur ndër vite qytetin e Rrëshenit.


Shpërndaje artikullin