image Ky është shqiptari që humbi jetën pasi u përplas nga makina teksa shkonte në punë (FOTO)

Evropë

Ky është shqiptari që humbi jetën pasi u përplas nga makina teksa shkonte në punë (FOTO)

news image

Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Terviso të Italisë. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Saimir Gjinikën, i cili banonte në San Biagio.

Po ashtu mësohet se viktima ishte duke udhëtuar me motorin e tij për në punë kur është përplasur nga një furgon tip ‘Fiat Punto’.

Ndonëse shqiptari u transportua në gjendje të rëndë në spital, ai nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve. 39-vjeçari ishte duke shkuar për në punë, në Atena, një kompani në zonën e Carbonera.

/GazetaSinjali/