image Ky është shqiptari 'kasap' që po kërkohet nga policia, vrau ish-të dashurën dhe partnerin e saj

Evropë

Ky është shqiptari ‘kasap’ që po kërkohet nga policia, vrau ish-të dashurën dhe partnerin e saj

news image

Mediat greke kanë publikuar foton e shqiptarit të quajtur Niko, ai është në kërkim pasi vrau 45-vjeçaren ukrainase dhe të dashurin e saj disa ditë më parë në Mykonos.

Personi në arrati, Niko kishte pasur marrëdhënie me ukrainasen Svetlana Fotini.

Dyshohet se ai ka kaluar ilegalisht kufirin në Shqipëri, pasi që të dhënat e tij zyrtare nuk figurojnë në sistem.

45-vjeçari ishte i dënuar edhe në vitin 2014 për grabitje dhe u la i lirë tri vite më pas.

Nga ajo kohë ai jetonte në një apartament në Moschato, ku detyrohej të lajmërohej në stacionin policor çdo muaj, por tash e një javë ai është zhdukur.

“Policia e ka kërkuar ngado por ‘kasapi’ nuk gjendet askund, ishte sikur toka u hap dhe e përpiu, thotë policia. Gjatë 17 orëve pasi u zbulua vrasja e dyfishtë, Niko mund të jetë larguar për në Shqipëri”, shkruajnë mediat greke, transmeton Gazeta Sinjali.

Kujtojmë se krimi i rëndë kishte ndodhur një javë më parë në Greqi, ndërkohë që shqiptari vrau ish-të dashurën dhe partnerin e saj. /Gazeta Sinjali/