image Vrau dhe dogji të pastrehun grek, çfarë do të vendoset për 27-vjeçarin shqiptar

Rajon

Vrau dhe dogji të pastrehun grek, çfarë do të vendoset për 27-vjeçarin shqiptar

news image

Drejtësia greke ka vendosur të lërë përkohësisht në burg deri në një moment të dytë shqiptarin 27-vjeçar që vrau dhe dogji një të pastrehë 53-vjeçar në Chania, Kretë disa ditë më parë.

27-vjeçari me origjinë shqiptare u arrestua të shtunën e 7 majit nga policia, për vrasjen e një 53-vjeçari të pastrehë, të cilin më pas e dogji brenda një pallati të braktisur, shkruan abcnews.

Nga hetimet policore dhe hetimet paraprake ka rezultuar se emigranti shqiptar ka plagosur për vdekje me shufra hekuri 53-vjeçarin gjatë një konflikti mes tyre për një arsye të parëndësishme dhe më pas, kur i riu ka kuptuar se 53-vjeçari kishte vdekur, i vuri zjarrin pallatit të braktisur, duke menduar se në këtë mënyrë do fshinte gjurmët e krimit makabër.

/GazetaSinjali/