Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një 29-vjeçare është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në QKUK.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet e veta brenda policisë dyshohet se shkaktari i këtij aksidenti është Albert Fejzullahu.
Këto burime kanë bërë të ditur se Alberti është nga fshati Bajgorë i Mitrovicës.
Ai është shoqëruar në stacion policor pas aksidentit./Gazeta Sinjali/