image Ky është shoferi i arrestuar për aksidentin me fatalitet në Veternik

Siguri

Ky është shoferi i arrestuar për aksidentin me fatalitet në Veternik

news image

Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet pasditen e sotme në Veternik të Prishtinës ku goditi për vdekje me veturë një këmbësor, tashmë është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që po dyshohet për këtë rast është Mergim Limani.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/