image Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Veternik, Policia jep detaje

Siguri

Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Veternik, Policia jep detaje

news image

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës ku një veturë e ka goditur një këmbësor për vdekje.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 14:30  kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.

Ajo ka thënë se vdekjen e këmbësorit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes teksa ngasësi i automjetit është dërguar në stacion policor.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor”.

/GazetaSinjali/