image Aksident në Veternik, dyshohet se vetura ka goditur një këmbësor – PAMJE

Siguri

Aksident në Veternik, dyshohet se vetura ka goditur një këmbësor – PAMJE

news image

Një aksident në trafiku ka ndodhur para pak minutave në Veternik të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se janë krijuar kolona, teksa bëjnë me dije se dyshohet që një veturë ka goditur një këmbësor që po kalonte rrugën.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende s’kanë dhënë detaje.

Sinjali do të iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/