Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se tre persona janë arrestuar mbrëmë në fshatin Miradi të Ulët të Fushë Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se janë rrahur me komshinjtë e tyre.
Sinjali ka mësuar se një nga të arrestuarit është Ramadan Bullatovci, rreshter policor, i cili shërben në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Gazeta Sinjali ka mësuar se tre të arrestuarit janë vëllezër, kurse përleshja fizike me komshinjtë e tyre ka ndodhur për shkaqe pronësore.
Hetuesit e Stacionit Policor në Fushë Kosovë së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë kryer arrestimin e personave të lartpërmendur.
Ndërsa tre të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në ndalim për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/