image Ky është rezultati i aksionit të Krimeve Ekonomike

Siguri

Ky është rezultati i aksionit të Krimeve Ekonomike

news image

Gazeta Sinjali sot ka raportuar se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka zhvilluar një aksion në Prishtinë.

Gazeta Sinjali nga burimet ka mësuar se përmes këtij aksioni Policia ka arrestuar gjashtë persona nga rrethi i Lipjanit dhe Kaçanikut.

Sinjali gjithashtu ka mësuar se krahas personave të arrestuar, policia ka sekuestruar edhe 5 vetura.

Të njëjtat burime e kanë njoftuar Sinjalin se Krimet Ekonomike kanë sekuestruar edhe 125,000 euro të ngjyrosura.

Këto mjete dyshohet se janë derivat i krimit për çka ishte bërë përgatitja që të pastroheshin nga ngjyra dhe të viheshin në qarkullim si para legale.

Kujtojmë se ky aksion është asistuar edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

/Gazeta Sinjali/