image Ky është rendi i ditës për seancën e Kuvendit që do të mbahet të enjten - Sinjali

Ky është rendi i ditës për seancën e Kuvendit që do të mbahet të enjten

news image

Të enjten, më 27 maj, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar rendin e ditës të kësaj seance, e cila pritet të fillojë në orën 10:00.

Gjatë kësaj seance do të formohet komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarët e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Po ashtu, në këtë seancë do të formohet edhe një komision tjetër ad-hoc, i cili do të bëjë përzgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media.

Si pikë e rendit të ditës për seancën e së enjtes është futur edhe debati parlamentar lidhur me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet gjatë pandemisë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin