Ish-presidenti i republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë reagimin e tij të parë në Facebook, vetëm disa minuta pasi ka dorëzuar detyrën e tij si kryetar shteti, post të cilin për 5 vitet e ardhshme do ta mbajë Bajram Begaj.
Në postimin e tij në Facebook, Meta ka publikuar një foto të familjes së tij, ku shkruan se ata janë më të bashkuar pas ditës së sotme.
“Familja jonë nga sot është më e bashkuar. Paqe dhe mbarësi në familjet tuaja“, ka shkruar ish-presidenti shqiptar.