image Ky është qyteti më i vizituar në botë

Botë

Ky është qyteti më i vizituar në botë

news image

Hong Kongu ka qenë qyteti më i vizituar në botë për vitin 2019, transmeton Gazeta Sinjali.

Në bazë të statistikave të fundit, rreth 56 milionë turistë e kanë vizituar këtë qytet vitin e kaluar, sipas mediave ndërkombëtare.

Vizitorët që ishin shumica nga Kina, tërhiqen nga përzierja e madhe e kulturave, pamjeve të porteve dhe blerjeve të klasit botëror.

Qendra globale e financave gjysmë-autonome, e drejtuar nga ana e kinezëve përbën rreth 5% të prodhimit të saj të brendshëm bruto, ose rreth 18 miliardë dollarë, direkt nga turizmi, pa llogaritur paratë e shpenzuara në dyqane dhe në restorante e lokale.

Ndryshe, Qeveria atje tha se sektori i turizmit në Hong Kong punëson rreth 260 mijë njerëz, sipas qeverisë. /Gazeta Sinjali/