Mediat në Shqipëri raportojnë se qytetari Astrit Kolë Vlashi nga Kurbini, ka shpëtuar katër gra nga rrënojat e mëdha të tërmetit që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ai rrëfen se deri më tani ka shpëtuar dy gra, një fëmijë dhe një burrë.
Astrit Kolë Vlashi nga Kurbini nuk ka asnjë familjar në pallatet në Thumanë ku janë shënuar viktima të shumta si pasojë e shembjes së tre 5 katëshve. /Gazeta Sinjali/