image Ky është punëtori i postës që dyshohet se i përvetësoi paratë e ndihmave sociale në Gjilan - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

18345

Të shëruar

15198

Të vdekur

669

Ky është punëtori i postës që dyshohet se i përvetësoi paratë e ndihmave sociale në Gjilan

news image

Gazeta Sinjali dje raportoi se një punëtor i Postës së Kosovës në Gjilan është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet se përvetësoi mjete financiare të 16 personave në vlerë prej 1700 euro, të cilët ishin përfitues të ndihmave sociale mujore.

Ish-punëtori i postës, të cilin e përjashtoi ky institucion pas këtyre dyshimeve, është 41 vjeçari, Bujar Murtezi nga Gjilani.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se i dyshuari, si zyrtar i sportelit të postës në Gjilan, është denoncuar në Polici nga menaxheri regjional i kësaj poste, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “përvetësim në detyrë”.

Të njëjtit sinjalizues njoftojnë se në Polici janë intervistuar tre dëshmitarë, të cilët kanë deklaruar se mjetet financiare për muajin tetor nuk kishin arritur t’i tërhiqnin, pasi që të njëjtat dyshohet se janë përvetësuar nga i dyshuari, Bujar Murtezi.

Me urdhër të prokurorit, Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Sipas nenit 418 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personi zyrtar, i cili me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, përvetëson pasurinë e cila i është besuar për shkak të detyrës apo pozitës së tij, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin