Ekspozimin e shpeshtë në diell shumica e lidhin vetëm me kohën e lirë dhe me pushimin vjetor.
Mirëpo, lloji i tillë i ekspozimit ‘kronik në diell’ ndaj rrezeve UV me vete bart pasoja negative, madje rrezik dyfish më të madh nga kanceri i lëkurës, duke përfshirë edhe atë jomelanomë
Kanceri jomelanom i lëkurës është një ndër llojet më të shpeshta të kancerit në gjithë botën, mirëpo edhe pse ka disa lloje, kanceri i dytë më i shpeshtë është ai planocelular i lëkurës apo karcinoma skuamoqelizore cSCC.
Në të vërtetë, kanceri jomenalom i lëkurës kryesisht shërohet lehtë kur zbulohet mjaft herët.
Për këtë arsye është jashtëzakonisht me rëndësi të zbulohet me kohë, ndërsa në fazën e hershme të sëmundjes cSCC-ja mund t’i ngjajë lythit apo lezionit në formë luspe, nga i cili kohë pas kohe rrjedh gjak.
Më shpesh sëmuren meshkujt, ndërkaq diagnostikohet më së shpeshti te personat më të vjetër se 65 vjeç.
Pa marrë parasysh se shfaqet në moshën e pjekur, kushtet për shfaqjen e tij krijohen gjatë gjithë jetës, me çdo qëndrim në rreze dielli. /Gazeta Sinjali/