Sonte ka humbur jetën aksidentalisht nga arma e zjarrit një zyrtar policor në Zllatar të Prishtinës, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se polici që nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve nga arma e zjarrit është Lirim Haxholli.
I ndjeri është dërguar në spital, por që nuk ka arritur të mbijetojë.
Detajet e ngjarjes tragjike ende nuk dihen.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë, por ende s’ka marrë një konfirmim zyrtar.