image Ky është polici që dyshohet se rrezikoi qytetarët në Gjakovë kur gjuajti me armë zjarri në drejtim të motoçiklistit (Foto) - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

14882

Të shëruar

12188

Të vdekur

607

Ky është polici që dyshohet se rrezikoi qytetarët në Gjakovë kur gjuajti me armë zjarri në drejtim të motoçiklistit (Foto)

news image

Arban Lajqi është zyrtari policor që dyshohet se shkrepi së paku tre plumba në drejtim të motoçiklistit, i cili tentoi të ikte së bashku me një motoçiklist tjetër, të dielën në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se përdorimi i armës nga ana e zyrtarit të PK-së Arban Lajqi, dyshohet se nuk ka qenë e domosdoshme në atë situatë.

I njëjti dyshohet se me shkrepjen e plumbave rrezikoi qytetarët përreth, të cilët për fat të mirë përfunduan në murin e një banese private. 

Siç rezulton nga provat e grumbulluara deri më tani dhe dëshmitarët okularë, polici Lajqi që dyshohet se shtiu nga mbrapa motoçiklistin jo vetëm që nuk u kujdes për jetën e këtij të fundit, por rrezikoi edhe kalimtarët e tjerë, sepse plumbat u shkrepën në sipërfaqe që krijon rikoshetë dhe nuk mund të kontrollohet rreziku.

Foto: Arban Lajqi
Foto: Arban Lajqi

Motoçiklistët I.K., dhe Ç.C., nga Rahoveci u arrestuan dhe u ndaluan me urdhër të prokurorit. Ndaj njërit prej të dyshuarve është hapur rasti “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa ndaj të dyshuarit tjetër rasti për “kundërvajtje”.

Ndërsa ndaj policit është hapur rasti “përdorimi i armës në mënyrë të rrezikshme”.

/Gazeta Sinjali/

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


Shpërndaje artikullin