image Ky është polici nga Suhareka që u sulmua me thikë në kokë

Sociale

Ky është polici nga Suhareka që u sulmua me thikë në kokë

news image

Një zyrtar policor u sulmua me thikë në kokë nga një person në Suharekë. Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se i dyshuari në lidhje me këtë rast është Burim Kotorri.

Ndërsa kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se e ka vizituar Milaim Gashin, policin e lënduar.

Polici Milaim Gashi gradualisht po shërohet. Punën e tyre në shërbim të qytetarëve do ta vlersojmë gjithmonë. Jemi krenar me Policinë e Kosovës“, ka shkruar Muharremaj.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/