image Ky është personi që dyshohet se sulmoi me thikë zyrtarin policor në Suharekë

Siguri

Ky është personi që dyshohet se sulmoi me thikë zyrtarin policor në Suharekë

news image

Një zyrtar policor është sulmuar sot me thikë në fshatin Samadraxhë të Suharekës. Ai kishte shkuar në familjen e të dyshuarit pasi kishte marrë informacione për dhunë në familje.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari është Burim Kotorri.

Kotorri është 40 vjeç dhe është arrestuar sot pas sulmit ndaj zyrtarit policor.

Ai konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi që dyshohet se edhe më herët e ka kryer një rast tjetër të lëndimit të personit zyrtar.

Me vendim të prokurorit, Kotorri është ndaluar për 48 orë.

“Intervenimi i policisë ishte i menjëhershëm, mirëpo në momentin që kanë arritur në shtëpinë ku zhvillohej dhuna në familje, i dyshimti nuk e ka respektuar urdhrin dhe ka sulmuar zyrtarët policorë me një mjet të prehtë thikë, që për pasojë njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime ne regjionin e kokës”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Polici të cilit i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes, është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin rajonal të Prizrenit.

Mjeku kujdestar ka konstatuar se polici është jashtë rrezikut për jetë nga plaga e shkaktuar me thikë, njofton Policia.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/