image Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Arllat të Drenasit

Siguri

Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Arllat të Drenasit

news image

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që u shkaktua mes katër veturave sonte rreth orës 20:40 në fshatin Arllat të Drenasit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se viktima është Merison Zeka, rreth 24-vjeç nga fshati Nekoc i Drenasit.

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se trupi i pajetë i tij është larguar nga vetura nga ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, gati tri orë pas aksidentit.

Po ashtu, dyshohet se njëri nga gjashtë personat e tjerë të lënduar në këtë aksident është në gjendje të rëndë shëndetësore./Gazeta Sinjali/