image Ky është personi që u vra pas mesnate në Mitrovicë

Siguri

Ky është personi që u vra pas mesnate në Mitrovicë

news image

Gazeta Sinjali raportoi se një 49 vjeçar, ka vdekur pasi u plagos me armë zjarri pas mesnate në Mitrovicë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Driton Salihun.

I plagosur nga arma e zjarrit mbrëmë mbeti edhe J.S., 52-vjeçar, i cili po trajtohet në QKUK pas lëndimeve të marra.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se “nga hetimet e deritanishme dhe dyshimet e ngritura, dy persona të dyshuar janë  në kërkim policor identiteti i të cilëve tashmë është i njohur për policinë.”

Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur 4 gëzhoja dhe një predhë të plumbit.

/GazetaSinjali/