image Dy të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Mitrovicë gjenden në arrati

Siguri

Dy të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Mitrovicë gjenden në arrati

news image

Një 49 vjeçar, me inicialet D.S.. ka vdekur pasi u plagos me armë zjarri pas mesnate në Mitrovicë. Ndërsa i plagosuri tjetër, J.S., 52-vjeçar po trajtohet në QKUK.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se “nga hetimet e deritanishme dhe dyshimet e ngritura, dy persona të dyshuar janë  në kërkim policor identiteti i të cilëve tashmë është i njohur për policinë.”

Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur disa gëzhoja dhe një predhë të plumbit.

“Pas ekzaminimeve të kryera në vendin  e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur katër (4) gëzhoja dhe një predhë të plumbit si dëshmi  materiale që ndërlidhen me rastin.”

https://sinjali.com/vdes-njeri-nga-te-palgosurit-ne-mitrovice/

/GazetaSinjali/