Gazeta Sinjali ka raportuar sot se një person i gjinisë mashkullore rreth të 50-tave dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, ai e kishte parkuar veturën skaj urës, kishte zbritur nga aty dhe ishte hedhur në lum nga ura.
Gazeta Sinjali mëson se ai është Naim Gashi, i lindur më 1973 në fshatin Sapniq të Rahovecit, ku edhe punonte si mësimdhënës.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se djali i 47-vjeçarit ka deklaruar në polici se familja nuk ka informacion se ai ka pasur ndonjë borxh, ose ndonjë problem me dikë./Gazeta Sinjali/