Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se është arrestuar një 31-vjeçar në Prizren, i dyshuar për grabitje. I njëjti u dërgua në mbajtje për 48 orë nën dyshimin se i ka vjedhur 250 euro në një dyqan ‘Tobacco Shop’ dhe më pas e ka kërcënuar me thikë punëtorin e lokalit.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Kristian Prenqin, i cili ka të kaluar kriminale.
Si ndodhi rasti i grabitjes?
Dje, rreth orës 22:15, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prizren, i dyshuari Prenqi kishte hyrë në lokalin Tobbacco shop dhe e kishte grabitur arkën e parave në të cilën kishte rreth 250 euro.
Sipas punëtorit të lokalit, kur i dyshuari ishte larguar, ai ka filluar ndjekjen e tij dhe në një distancë rreth 150 m larg vendit të ngjarjes i dyshuari e kishte nxjerrur thikën duke i thënë viktimës që të mos afrohet.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.