Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një person ka bërë vetëvrasje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Sinjali mëson se i paraburgosuri që bëri vetëvrasje është Faruk Iseni.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Iseni dyshohej për disa raste të grabitjeve.
Gazeta Sinjali në shtator kishte raportuar se si Iseni ia kishte grabitur një personi 20 mijë euro nga dora.
Iseni përderisa kishte provuar të këmbente monedha nga Franga në Euro, në një këmbimore në qytet, kur viktima ishte duke i numëruar të hollat në vlerë prej 20 mijë euro, ai i ka grabitur të hollat duke e goditur viktimën dhe ka filluar ikjen.